Ky është 69 vjeçari nga Kosova që ndërroi jetë nga sulmi në zemër në Mavrovë (FOTO)

Dje në Qendrën Turistike në Mavrovë të Maqedonisë Veriore ndërroi jetë një 69 vjeçar nga Kosova.
Mësohet se bëhet fjalë për Nimon Mustafa nga fshati Zhabari i Mitrovicës. Ai kishte ndërruar jetë pas kishte pasur sulm në zemër.
Mustafa kishte shkuar në Mavrovë me familjarët e tij për pushime. Mjeku i kishte sugjeruar atij që të marrë ajër të pastër. I ndjeri kishte pasur probleme me zemër. Momentin kur kishte pasur sulmin, ai kishte qenë në korridorin e hotelit.