E dhimbshme, ky ishte plani familjar që kishin Kobe dhe Vanessa

Vanessa dëshironte të kishte edhe një fëmijë të pestë, para vdekjes tronditëse të bashkëshortit të saj.

Kobe Bryant kishte zbuluar se gruaja e tij, Vanessa dëshironte edhe fëmijën e pestë, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Ylli i NBA, i cili vdiq në mënyrë tragjike nga një aksident me helikopter të dielën (26 janar), pranoi në mars të 2019-ës se i pëlqen ideja që të mirëprisnin një djalë.

Ai tha “Unë mendoj se ajo dëshiron një djalë më shumë se unë. Unë dua të kem vajza, jam super, super i emocionuar për këtë”.

“Ajo është po ashtu. Ajo dëshironte një djalë, që ai të mund të ishte djali i mamasë përgjithmonë. Të shohim nëse mund ta bëjmë, nuk e di”.

Kobe vazhdoi “Ajo është ashtu. Jo jo akoma, do të shohim”.

Kobe dhe vajza 13-vjeçare Gianna humbën jetën kur helikopteri ku ata ishin në rënë gati 500 metra në vetëm 15 sekonda para se të binte në mal në Los Angeles.