E ardhmja e pasigurt e Dybalas, mes rinovimit të kontratës dhe ofertave nga klubet arabe

Paulo Dybala është sërish në shënjestër të thashethemeve të ndryshme për largimin e tij nga Roma në fund të sezonit, pasi largimi i Jose Mourinhos dhe interesimi i disa klubeve në Arabinë Saudite do të mjaftonte që sulmuesi argjentinas t’i jepte fund aventurës në Evropë.

Dybala mbërriti te Roma në vitin 2022 nga Juventus pasi mbaroi kontratën e tij, dhe që atëherë ai ka qenë një element kyç në skuadrën kryeqytetase.

Tani duhet të marrë një vendim kyç për të ardhmen e tij, ose duke nënshkruar një rinovim kontrate, duke vënë bast për nënshkrimin e tij për një klub tjetër evropian, ose duke shkuar në Lindjen e Mesme si yjet e tjerë të mëdhenj botërorë në dy vitet e fundit.

Pavarësisht se është një lojtar kyç në Romë, interesimi i supozuar i këtyre klubeve saudite mund t’i japë Dybalas mundësinë për të përjetuar një sfidë të re në karrierën e tij.

Kontrata e tij me Romën skadon në verën e vitit 2025, por Dybalas do t’i aktivizohet një klauzolë largimi nga Roma prej vetëm 12 milionë eurosh.

Tani argjentinasi është para një vendimi të vështirë, nëse do ta vazhdoj kontratën me Romën për ta hequr klauzolën apo do të largohet.

Në Itali janë të sigurt se nëse Roma futet në Ligën e Kampionëve, argjentinasi do të vazhdoj kontratën edhe për tre vite të tjera me skuadrën e Daniele De Rossit.

30-vjeçari është duke kaluar nëpër një sezon të mrekullueshëm, ku në 28 ndeshje ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar shtatë asistime për Giallorosët.