E ardhmja e Brojës mbetet në dyshim

Chelsea mund të lejojë largimin e Armando Broja nëse arrijnë të sigurojnë shërbimet e një sulmuesi tjetër.
E ardhmja e sulmuesit të Shqipërisë është në dyshim sipas mediave angleze, por ai do të lëvizë vetëm nëse Chelsea mund të nënshkruajë një tjetër sulmues në vend të tij, shkruan lajmi.net.

Tre sulmuesit që Chelsea po shikon janë Victor Osimhen, Ivan Toney dhe Santiago Gimenez.

Largimi i sulmuesit do të lironte më shumë fonde për transferimit të ri.

Chelsa më parë ishte refuzuar një ofertë prej 30 milionë funte në vitin 2022 pas huazimit mbresëlënës të Brojës me Southampton.

Mirëpo, më vonë ai këputi ligamentin, duke u kthyer nga lëndimi vetëm pas fillimit të këtij sezoni.

Një tjetër dëmtim në gju e ka kufizuar 22-vjeçarin edhe këtë sezon.