E akuzoi për operacione plastike, Rina ka një përgjigje për ndjekësin

Rina Balaj së fundi po komentohet për performancën e saj në festivalin grek.

Ajo komentohet shumë edhe për paraqitjen e jashtme, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja përtej muzikës është aktive edhe në rrjete sociale.

Ashtu sikurse çdo personazh tjetër publik, ajo përballet me mjaft komente negative dhe kritika.

Një koment i një ndjekësi i ka tërhequr vëmendjen asaj, teksa edhe i është përgjigjur.

Ai i është drejtuar Rinës me preteksin se edhe ajo ka bërë ndërhyrje në hundë dhe Rina i është përgjigjur përmes një videoje.

“Jo se kam bërë por edhe nëse e bëj çfarë?” shprehet Rina gjatë videos./Lajmi.net/