Është koha të mësojmë nga populli amerikan

Arbër Çeliku
Trumpi i përçau amerikanët në qytetarë dhe katundarë, në të bardhë dhe të zinj, në të mençur dhe budallenj, por na përçau edhe neve shqiptarëve në patriotë dhe tradhtarë; ata që ishin për ndarjen e Kosovës, për Mini-Shengenin dhe faljen e Ujmanit dhe Trepçës u cilësuan patriotë, kurse ne të tjerët tradhtarë, ata që ishin mbështetësit e hajnisë u klasifikuan patriotë, ne të tjerët tradhtarë, megjithatë, populli amerikan një herë mund të gabojë, për së dyti jo, kurse ne shqiptarët që dy dekada vazhdojmë të mbështesim përçarësit, tradhtarët, kriminelët, hajdutët dhe rrugaçët…
Ne duhet të mësojmë nga populli amerikan, përndryshe do të vuajmë pasojat e njëmendësisë tonë të fosilizuar ndër dekada. Kuptohet, sa nuk është tepër vonë…