Kryetari i komunës së Demir Hisarit pozitiv me korona virus

Kryetari i komunës së Demir Hisarit, Marjançe Stojanovski përmes Fejsbukut ka njoftuar se është pozitiv në koronavirus.

“Edhe krahas gjitha masave rekomanduese nga institucionet kompetente shëndetësore për mbrojtje dhe parandalim nga virusi korona, ku i kam respektuar në tërësi, pas testit të sotëm për Kovid-19 jam pozitiv”, ka shkruar Stojanovski në Fejsbuk.

Ai do të jetë në izolim dhe të gjitha obligimet zyrtare dhe aktivitetet e punës do t’i kryejë në kushte shtëpiake.

Ai porosit të jemi të përgjegjshëm, të disiplinuar dhe të ndërgjegjshëm, pasi vetëm në këtë mënyrë do ta mposhtim pandeminë.