Dyshja e Real Madrid mund të rikthehet në El Clasico

Dani Carvajal dhe Eden Hazard mund të rikthehen për ndeshjen e El Clasicos me Barcelonën këtë fundjavë.

Mundo Deportivo raporton se dyshja mund të jetë gati për këtë ndeshje, mirëpo nuk do të rrezikohen nga trajneri Zinedine Zidane.

Carvajal është jashtë fushave që kur pësoi lëndimin e gjurit në shkurt kundër Valencias, ndërsa Hazard mori një problem të muskujve kundër Elche muajin e kaluar.

Asnjëri nuk ka arritur që të rikuperohet në kohë për ndeshjen ndaj Liverpoolit, por siç duket ata do të jenë në bankën rezervë ndaj Barcelonës.

Nëse dyshja me të vërtetë kthehet, kjo do të thotë se Sergio Ramos do të jetë i vetmi që mungon për arsye të lëndimit, derisa Raphael Varane mungon për shkak të virusit.

‘Los Blancos’ do të luajnë kunder Barcelonës të shtunën më 10 prill, në stadiumin “Alfredo di Stefano”.