Dyshimi: “Ndoshta ka bërë fjalë me Guardiola-n…”

Një tjetër fitore për Manchester City-n e Pep Guardiola, që ka mundur 2-1 Aston Villa-n në Premier League. Megjithatë, dikush mendon se klima brenda ekipit nuk është aspak e mirë.

Jamie Redknapp, ish-futbollist anglez, ka hedhur dyshime në lidhje me qëndrimin e radhës në stol të Raheem Sterling.

“Foden më duket në garë me Sterling. Besoj se trajneri i Anglisë, Southgate, do të duhet të zgjedhë vetëm njërin prej tyre. Bashkë me Rashford dhe Kane që janë të sigurt”, ka thënë Redknapp për Sky Sports.

“Kjo është arsye pse mendoj që me Sterling po ndodh diçka në këtë moment. Ndonjëherë luan, ndonjëherë jo. Duket sikur ka bërë fjalë me Guardiola-n”.

Në lidhje me Foden, në gol edhe kundër Aston Villa-s:

“Është fantastik. Përmirësohet ditë pas dite me ritme të pabesueshme”.