Autoritetet ukrainase aktualisht janë duke i hetuar shkaqet e mundshme të përplasjes së aeroplanit në Teheran ku mbetën të vdekur 176 pasagjerë së bashku me ekuipazhin.
Shefi i këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov shkroi në Facebook se një takim po zhvillohet sot me autoritetet iraniane, ku shkaqet e ndryshme të rrëzimit ‘janë duke u studiuar’, përcjell lajmi.net.
“Këtu përfshihet edhe teoria se avioni mund të jetë goditur nga një raketë anti-aeroplan”, tha Danilov.
Ende nuk është bërë e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen, por as dështimi teknik nuk është përjashtuar.
Po ashtu, ekziston edhe teoria se dikush brenda aeroplanit mund të ketë bërë shpërthim terrorist.