Dybala hedh poshtë mundësinë e transferimit te Tottenham

Paolo Dybala nuk është i hapur për një lëvizje të mundshme te Tottenham Hotspur gjatë merkatos së verës.

Argjentinasi, në bazë të asaj që raporton AS, nuk ka dëshirë të luajë për skuadrën londineze, duke ia “shkelur syrin” dy skuadrave italiane të interesuara për të, Romës dhe Interit.

“Nerazzurët” e ndjekin lojtarin tash e sa vite dhe tani duket se ka ardhur momenti që të luftojnë seriozisht për ta pasur në skuadër, transmeton lajmi.net.

Kontrata e Dybala me Juventusin do të skadojë në verën e këtij viti, me palët që tashmë janë dakorduar për të mos e vazhduar atë.

Pos Romës dhe Interit, për Dybalan interesim kohëve të fundit ka shprehur edhe Arsenali.