Dybala drejt Premier League?

Paulo Dybala mund të kalojë në Premier League.

Ylli argjentinas, Dybala ka dhënë disa komente lidhur me të ardhmen e tij, duke nxitur spekulime për kalim të mundshëm në Premier League.

Ndonëse Inter shiheshin favoritët, tashmë kampionati anglez shihet si mundësi shumë e gjasshme.

“Jam i qetë, njerëzit që punojnë me mua kujdesën për këto gjëra. Në Itali jam rehat. Do të doja të njihja liga tjera, si Premier League, La Liga, por jam i lumtur në Itali”, ka thënë Dybala, transmeton lajmi.net.

“Kam qenë këtu për 10 vite, e di këtë kompeticion dhe tani më trajtojnë sikur të isha italian”, shtoi lojtari.

Në mesin e skuadrave më të interesuara për Dybala është edhe Tottenham Hotspur. Shto faktin se Dybala ka punuar me Antonio Conte më parë, lehtë mund të thuhet se Spurs janë në mesin e favoritëve për nënshkrimin e argjentinasit.