Dy vjet nga aksidenti ku vdiq legjenda e basketbollit Kobe Bryant dhe vajza e tij

Sot, më 26 janar janë bërë dy vjet që nga aksident fatal me helikopter i legjendës së basketbollit, Kobe Bryant.

Bryant ishte duke udhëtuar me helikopterin e tij privat, ku në bord ishte edhe vajza e tij, babai, shoqja e tij dhe piloti teksa asnjëri prej tyre nuk arriti t’i mbijetojë aksidentit.

Bryant luajti për dy dekada me Los Angeles Lakers. Ai ka qenë pjesë e ekipit të NBA All Star për 18 herë, ndërsa ka fituar shumë tituj në karrierën e tij para se të tërhiqej në vitin 2016. Në 2018 ai fitoi edhe një çmim “Oscar” për filmin e shkurtër “I dashur Basketboll”.