Dy vëllezër duke ndarë fushën së bashku – Real Madrid po përcjell progresin e vëllaut të Jude Bellingham

Jude Bellingham ka shkëlqyer që kur iu bashkua Real Madridit nga Borussia Dortmund në verë. 20-vjeçari ka dhjetë gola dhe tre asistime në dhjetë paraqitjet e tij të para, duke ndihmuar Los Blancos të kryesojnë në La Liga dhe në grupin e tyre në Ligën e Kampionëve gjatë këtij procesi.

Bellingham nuk është i vetmi anëtar i familjes së tij që aktualisht luan futboll profesional. Vëllai i tij më i vogël, Jobe, aktualisht aktivizohet në radhët e Sunderland-it dhe ashtu si vëllai i tij më i madh, filloi karrierën e tij tek Birminghami.

Real Madridi është i vetëdijshëm për talentin që posedon Jobe dhe medium El Nacional ka raportuar se shefi i skautëve të klubit madrilen, Juni Calafat, së fundmi ka përcjellur nga afër performancën e tij për grupmoshat U19 të Anglisë gjatë pushimit me kombëtare.

18-vjeçari Jobe është shumë i vlerësuar nga opinioni sportiv në Angli dhe Real Madrid mund të vendosë se ia vlen t’i ipet një mundësi.

Deri më tani, ata nuk kanë hapur bisedime me Sunderland-in për një marrëveshje të mundshme, por kjo mund të ndryshojë së shpejti në muajt e ardhshëm në rast se forma e tij shënon rritje të mëtutjeshme.