Dy tifozë të Feyenoord të arrestuar

Dy tifozë të Feyenoordit janë arrestuar nga Policia e Shqipërisë, pas incidentit që këta të fundit patën me një shqiptar të cilin e rrahën brutalisht në rrugët e Tiranës tri ditë më parë.

Të arrestuarit janë D.B, 23 vjeç, dhe D.H., 21 vjeç të cilët dyshohet se së bashku me disa të tjerë të paidentifikuar e kanë goditur me mjete të forta me disa shqiptarin A.G. i cili ndodhet në spital, në kujdesin intesiv pas këtij incidenti.

Ngjarja ka ndodhur një ditë para finales së Ligës së Konferencës në Rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Sipas raportimeve në media, tifozë te skuadrës holandeze ishin në gjendje të dehur kur u futën në konflikt me shqiptarin.