Dy të vdekur nga përmbysja e autobusit në Turqi

Nga përmbysja e një autobusi pasagjerësh në afërsi të qytetit Erzincan të Turqisë, dy persona kanë humbur jetën dhe 21 persona janë lënduar, shkruan Anadolu Agenca.

Aksidenti ka ndodhur herët në mëngjesin e së enjtes. Dyshohet se deri tek aksident ka ardhur pasi autobusi ka rrëshqitur për shkak të akullit në rrugë.

Pas denoncimit, në vendin e aksidentit janë dërguar një numër i madh ekipesh mjekësore, zjarrfikëse dhe shpëtimtare, si dhe policia për të hetuar.

Të lënduarit janë transportuar me autoambulancë në spitalet e Refahijas dhe Erzinxhanit pasi në vendin e ngjarjes iu dha ndihma e parë.

Është një rajon malor në veri-lindje të Turqisë që është ende i mbuluar nga bora dhe akulli.