Dy të vdekur dhe dhjetëra të lënduar në aksident trafiku në Bavari

Dy persona humbën jetën dhe dhjetëra tjerë u lënduan në aksident të rëndë trafiku, që ndodhi si pasojë e një përplasje të njëpasnjëshme të veturave në Bavari të Gjermanisë.

Ekipet e shpëtimit dhe helikopterë të shumtë u shfaqën në autostradë ku ndodhi aksidenti, duke mbyllur përkohësisht qarkullimin derisa policia të kryej hetimet dhe të ndihmojë të lënduarit.

Dy persona humbën jetën dhe dhjetëra tjerë u lënduan në një seri përplasjesh në autostradën A3, në jug të shtetit gjerman të Bavarisë.

Autoritetet e atjeshme thonë se rreth 40 vetura janë përfshirë direkt në aksidentin zinxhiror, që ndodhi në orën 4 të mëngjesit si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut në afërsi të qytetit Wurzburg.

Autoritetet thonë se ngjarja është rezultat i tre përplasjeve të ndara, që përfundimisht çuan në mbylljen e autostradësA3 në drejtim të Nurembergut.

Zëdhënësi i policisë tha se disa vetura u përfshin fillimisht në aksident, ku më pas vetura tjera u përplasën në mënyrë zinxhirore.