Dy persona janë shpëtuar pasi një rrëshqitje dheu ndodhi në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore të shtunën, sipas Zyrës lokale të Menaxhimit të Emergjencave, shkruan “Xinhua”.
Rrëshqitja e dheut ndodhi rreth orës 11:50 në fshatin Jinping të kontesë Junlian të qytetit Yibin, në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore duke mbuluar disa shtëpi.
Forcat e shpëtimit prej mbi 900 vetash po punojnë në vendngjarje për të dhënë ndihmën e para për të bllokuarit.
Deri në orën 11 paradite të së dielës, u konfirmuan një viktimë, 28 të zhdukur, dy të tjerë të plagosur.
Pas fatkeqësisë, presidenti kinez Xi Jinping dhe kryeministri Li Qiang kërkuan të bëhen të gjitha përpjekjet për të shpëtuar personat e humbur dhe për të pakësuar bilancin e viktimave, duke bërë siç duhet punët pas fatkeqësisë.