Dy të lënduar rëndë në rrugën Gradsko-Negotinë dhe Negotinë-Demir Kapi

Dy persona u lënduan rëndë dje në rrugën Gradsko-Negotinë dhe Negotinë-Demir Kapi. Për të dy ngjarjet sot informoi Veroljub Dodevski, zëdhënës i SPB Veles.

“Dje rreth orës 15:00 në rrugën rajonale Gradsko-Negotinë, automjeti ‘Audi’ me targa të Gjevgjelisë, i drejtuar nga I.Gj (49) nga Gjevgjelia, doli nga rruga dhe u përplas në një kanal. Shoferi pësoi lëndime të rënda trupore dhe u dërgua në spitalin e Velesit për dhënien e trajtimit mjekësor. Inspektimi është kryer nga një ekip i SPB Veles”, kumtoi Dodevski.

Paraprakisht, në orën 09:00 në rrugën rajonale Negotinë-Demir Kapi, afër vendit të quajtur “Ostrovo”, S.D (69) nga Shkupi, duke drejtuar motoçikletë “tomopar 150T” me targa të Shkupit, ka pësuar aksident. Ai pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua në spitalin e Negotinës. Inspektimi u krye nga ekipi i SPB Veles.

Loading...