Dy sfida për mbijetesë në orën 13:00, Drenica për të larguar krizën

Java e 25-të e IPKO Superligës së Kosovës vijon sot me dy ndeshjet e radhës, Drenica – Flamurtari dhe Vushtrria – Dukagjini, që nisin në orën 13:00. Takime këta mjaft interesante për faktin që të katër skuadrat që do të zbresin në fushë kanë objektiv të njëjtë, mbijetesën në elitën e futbollit të Kosovës.

Drenica, e cila pret një tjetër ekip kuqezi, Flamurtarin, vjen në këtë sfidë pas tri humbjeve radhazi në këtë gjysmësezon pranveror dhe pret t’i kthehet fitores për tu larguar nga zona e rrezikut, ndërsa Flamurtari shpreson në rezultat pozitiv për të mbetur jashtë zonës së rrezikut.

Takimi tjetër është ai në mes të Vushtrrisë dhe Dukagjinit, i cili do të zhvillohet në stadiumin “Ferki Aliu”.

Edhe vushtrriasit janë në kërkim të pikëve të para në këtë sezon dhe vetëm suksesi ndaj ekipit të fundtabelës mund t’i ndezë shpresat për mbijetesë, mision që gjithsesi mbetet shumë i vështirë, por jo i pamundur.