Dy persona nga Gostivari kapen me kokainë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pak para mesnate në rajonin e Gostivarit policia ka arrestuar dy persona pasi tek të njëjtit është gjetur kokainë.

“Me datë 06.05.2022, në ora 23:05 në Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë arrestuar E.A. (56) nga fshati Lakavicë dhe H.J.(38) nga Gostivari pasi tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar kokainë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të parashtrohet kallëxim përkatës”, thonë nga MPB.