Dy persona dhe një kompani nga Britani nën hetime, mashtruan një shtetas të Maqedonisë

Dy persona nga Britania e Madhe dhe një kompani hetohen nga organet e rendit të Maqedonisë së Veriut.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, Sektori i Punëve të Brendshme Shtip ka parashtruar kallëzim penal kundër J.T.S.(21) nga Britania e Madhe, kompania nga Britania e Madhe dhe A.A.A.(44) nga Britania e Madhe, për siç thonë, ekzistimit të dyshimit se kanë kryer veprën penale “mashtrim kompjuterik”.

“I denoncuari i parë, person përgjegjës në kompani dhe i denoncuari i tretë kanë ndryshuar të dhënat kompjuterike. Nëpërmjet mesazheve elektronike, deri te personi juridik i dëmtuar nga Probishtipi, kanë dërguar instruksione të rreme bankare për pagesë ndërkombëtare, në bazë të së cilave i dëmtuari ka kryer pagesë në vlerë prej 425.653 euro në llogarinë bankare të denoncuarit të dytë, në vend të blerësit të vërtetë. Në këtë mënyrë kanë shkaktuar dëm material në vlerë prej 425.653 euro për personin juridik nga Probishtipi”, qëndron më tej në njoftim.