Prokuroria Themelore Publike – Shkup ka paraqitur propozime për dhënien e urdhër penale kundër 19 personave për vepër penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.
Siç kumtoi Prokuroria Publike, në kundërshtim me rregullat me të cilat janë përcaktuar masa për mbrojtje dhe parandalim të përhapjes së koronavirusit, të akuzuarit janë kapur gjatë mosrespektimit të orës policore. Njëherit gjatë përcaktimit të ndalesës për lëvizjen e popullatës, ata kanë lëvizur në lokacione të ndryshme në qytet, pa posedimin e lejes për të njëjtën.
“Prokurorët publikë i propozuan Gjykatës Themelore Penale Shkup për të gjithë të akuzuarit të caktojë gjoba nga 100 gjoba ditore me vlera individuale të gjobës ditore nga 20 euro në kundërvlerë të denarit”, theksojnë nga PP-ja.