Dy fjalë rreth regjistrimit të mërgatës shqiptare në RMV

Arbër Çeliku

Meqë tradicionalisht çdo qeveri në RMV na e ka hedhur si popull, si në vitin 1991, 2002 dhe këndej, ekziston përsëri rreziku që të bëhet manipulimi me regjistrimin e mërgatës tonë dhe bashkëkombasit tanë, me punë të përkohshme jashtë vendit, të evidentohen si JO REZIDENTË. Prandaj, e mira e të mirave do të ishte, që secili, kur dhe datat e regjistrimit përkojnë me festat e Pashkëve, të vijë në vendlindje dhe të regjistrojë veten, familjen dhe pronën në vendngjarje. Ky akt është shumë më i rëndësishëm dhe më i vlefshëm, në radhë të parë për çdonjërin mërgimtar veç e veç, familjet e tyre dhe mbarë popullin shqiptar në RMV, se sa ardhja masive kohë më parë për të votuar politikat destruktive të personave dhe partive të diskredituara, që kontributin fisnik të mërgatës tonë e materializuan për interesa personale, klanore dhe farefisnore…

P.S.
Le të kuptohet kjo vetëm si një masë preventive dhe këshillë nga ana ime!