Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy persona nga Shkupi, pasi gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur pushkë për gjueti, transmeton Portalb.mk.
“Në rrugën midis fshatrave Shishevo dhe Grçec në zonën e komunës së Sarajit, oficerët e Njësisë së Policisë Ndërhyrëse të SPV Shkup arrestuan N.S. (54) nga fshati Saraj dhe R.S. (58) nga fshati Krushopek”, raportoi Policia.
Në veturën e tyre Hunday ishin gjetur dy pushkë “Bajkal” të kalibrit 12 mm, dy fishekë gjuetie dhe gjëra të tjera.
Policia ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj dy të dyshuarve.





