Dy arsye pse Erling Haaland zgjodhi të bashkohej me Man Cityn përpara Real Madridit

Janë zbuluar arsyet e vendimit të sulmuesit Erling Haaland për t’iu bashkuar Manchester Cityt në vend të Real Madridit në afatin kalimtar të verës.

Kur u bë e qartë se superylli norvegjez Haaland do të largohej nga Borussia Dortmund gjatë verës, një mori klubesh anembanë kontinentit po bënin oferta për të joshur sulmuesin për një transferim klubin e tyre.

Pas disa javësh spekulimesh, u konfirmua se Haaland kishte nënshkruar me Cityn, një klub për të cilin babai i tij kishte luajtur në të kaluarën.

Tani, agjentja e Haaland, Rafaela Pimienta ka përshkruar arsyet e transferimit të klientit të tij në Etihad Stadium në vend që të nënshkruajë për gjigantët spanjollë të La Ligës, Real Madrid.

“Ai vinte nga një familje futbolli që ju e njihni. Babai i tij, tashmë ka luajtur ju e dini, kështu që ai u rrit rreth kësaj dhe ju shihni fotot e tij si një foshnjë me fanellën e Manchester City”, ka thënë fillimisht Pimienta për Diario AS.

“Kështu që unë mendoj se ishte një gjë personale dhe më pas mendoj se ai gjithashtu donte të përjetonte Ligën Premier”, përfundoi agjentja e Haalandit.

Pimienta mori detyrën nga i ndjeri Mino Raiola si kreu i agjencisë së tyre dhe tani është në krye të disa prej yjeve më të mëdhenj në botën e futbollit.

Që nga fillimi i vitit, është folur shumë për formën e Haaland, por ai shpejt i kujtoi të gjithëve se çfarë është në gjendje të bëjë me një het-trik kundër Wolves.