DW: Dokumenti për të cilin komuna thotë se nuk është përgjegjëse, është në faqen e komunës së Tetovës

Në ueb faqen e komunës së Tetovës është vendosur dokumenti me të cilin rregullohen obligimet në lidhje me spitalin modular në qytet. Dokumenti, në origjinal në gjuhën angleze, është i njëjti i cili është publikuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, dhe është marrë nga komuna e Tetovës me datë 16 tetor 2020. Dojçe Vele e ka kontrolluar përmbajtjen e këtij dokumenti i cili është në formatin PDF, dhe ka vërtetuar se bëhet fjalë për përmbajtjen identike. DË, shkruan se deri në publikimin e tekstit ata nuk kanë marrë shpjegim nga komuna pse dokumenti është publikuar edhe tek ata, nëse ata nuk kanë pasur asnjë kompetencë.

Komuna mbrëmë ka pohuar se nuk ka asnjë kompetencë në lidhje me spitalin duke u thirrur nga ndryshimet e Ligjit për ndërtim të bëra nga qeveria në nëntor 2020.

“Inspektorët komunal nuk kanë kompetenca të bëjnë kontrolle mbi objekte të posaçme dhe ndërtime nga kategoria e parë. Sistemet për siguri dhe shuarje të zjarrit dhe kontrolli i funksionalitetit të tyre, poashtu janë nën kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve tjera të pushtetit qendror”, thuhej në reagimin e komunës së Tetovës.

Ndërkaq gjatë ditës së sotme nga Ministria e Shëndetësisë për Tellma kanë refuzuar këto pohime të komunës.

“Qendrat modulare kovid, nuk i takojnë as në kategorinë e parë e as në të dytën, që donë të thotë se janë nderime për të cilat është e nevojshme vendim për ndërtim. Me ndryshimet në ligjin për ndërtim, definohen objektet modulare në kategorinë e ndërtimeve për të cilat nuk duhet leje për ndërtim, dhe që këtu sipas rregullativës ligjore nuk është e parashikuar mbikëqyrje mbi punimet”, kanë thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Dojçe Vele shkruan se sipas dokumentacionit, nga momenti i pranim-dorëzimit, në të ashtuquajturën faza operative, përgjegjësinë dhe obligimet për mbikëqyrje e ka pasur kuadri udhëheqës i spitalit në bashkëpunim me komunën.