Durmishi nga Sellca: Na duhet shumicë që mos bllokohen investimet në Malësinë e Sharrit

Lëvizja BESA sonte ka qendruar në fshatin Sellcë të Malësisë së Sharrit, ku ka shpalosur programin për zgjedhjet për këshillin komunal të 20 gushtit.

Bartësi i listës së Besës, Besar Durmishi ka deklaruar se për herë të parë në Malësi gjatë dimrit rrugët kanë qenë të pastruara plotësisht.

Gjithashtu Durmishi tha se na duhet shumica për ti vazhduar investimet në Malësi dhe jo për t’u bllokuar ato.