Ahmeti premton se me shumicën në Këshill do ta përkrahin kulturën tetovare

Fushatën zgjedhore për Këshillin e Tetovës, Bashkimi Demokratik për Integrim sot e vazhdoi me muzikë në qendër të qytetit, duke përcjellë mesazhin se gjithnjë i ka mbështetur të rinjtë dhe sipas Faton Ahmetit, përmes këtij koncerti në fundjavë BDI dëshmon mbështetjen për kulturën dhe artin.

“Këtu në qendër të qytetit si forum rinor organizon dhe BDI gjithmonë ka dëshmuar se përkrah të rinjtë dhe kjo listë që i ofrojmë qytetarëve të Tetovës janë kryesisht të rinj që janë pjesë e listës dhe me këtë tempo duke e fuqizuar edhe më shumë, do vazhdojë mbështetja jonë ndaj rinisë, ndaj kulturës e kështu me radhë. BDI është e fokusuar të mbështesë kulturën shqiptare, të mbështesë të rinjtë dhe në përgjithësi do të angazhohemi më shumë në periudhën që vijon, të bëhet institucionalizimi edhe më i lartë i kulturës tetovare dhe planifikojnë të propozojmë në nivelin qendror teatrin për të rinj, teatri për fëmijë, të insticionalizohet vera e kulturës tetovare.”- deklaroi Faton Ahmeti, kandidat për këshilltar.

Sipas Ahmetit BDI edhe në këshillin komunal do rrisë përkrahjen për shoqëritë kulturo-artistike dhe talentet e reja.

“Si këshill komunal do të propozojmë të fuqizohet edhe mbështetja për shoqëritë e ndryshme kulture-artistike të Tetovë pasi që jemi dëshmitarë se kohëve të fundit shumë emra të njohur kanë dalë nga këto shoqëri dhe gjithsesi se duhet të vazhdojë mbështeja për këto kategori, BDI dëshmon se ka konzistencë sa i përket politikave të gjenerimit të ideve, politikave të ndryshme dhe mendoj se kjo do të jetë kryefjala e veprimit tonë në të ardhmen.”- tha Ahmeti.

Për nesër është paralajmëruar që Forumi i Gruas i BDI-së të zhvillojë një panel diskutimi. Në zgjedhjet e 20 gushtit, listës së BDI-së për Këshillin Komunal të Tetovës i prin Faton Ahmetin.