Në fshatrat e komunës së Likovës sot ka qenë i pranishëm lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.Ministri për Sistem politik dhe Marrëdhënie mes bashkësive, Sadulla Duraku ka bërë të ditur se së bashku me Ahmeti dhe bashkëpartiakët tjerë kanë dhënë llogaridhënie para banorëve të kësaj ane. “Llogaridhënie, përgjegjësi para qytetarëve dhe transparencë”, kjo ishte motoja e, vizitës së sotme deklaroi Duraku. Ai tha se me këtë rast është përuruar asfaltimi i rrugës lokale f. Vishticë – f. Mateç;
Është vendosur gurëthemeli i sallës së sportit në SHFK ” 7 Marsi ” – f.Opajë;
Gjithashtu janë vizituar punimet e realizuara në f.Sllupçan dhe është bërë një takim me qytetarët e komunës së Likovës. “Së bashku me bashkëpunëtorët dhe bashkëpartiakët e kemi obligim qē denjësisht të punojmë me qëllim realizimin e projekte ve për një jetë më të mirë për qytetarët. Si edhe apelojë për bashkëpunim nga të gjithë që bashkarisht të jemi të sukseshëm dhe të dobishëm për vendin tonë”, u shpreh Duraku. (INA)
Maqedoni Duraku dhe Ahmeti dhanë llogari dhe përuruan projekte në komunën e Likovës