Dumfries mund ta lë Interin gjatë verës së ardhshme

Denzel Dumfries pritet të largohet nga Interi.
Skuadra e Inter është duke parë të gjitha opsionet për të mbushur arkat e klubit dhe Dumfries shihet si mundësi e mirë për këtë.

Raportime të mediave italiane bëjnë të ditur se Inter mund t’i ndajë rrugët me holandezin qysh gjatë qershorit, përcjell lajmi.net.

‘Zikaltërit’ duan të sigurojnë një kontratë të re për Milan Skriniar, por edhe të afrojnë disa emra të rinj në klub.

Për të bërë këto lëvizje, Inter duhet të sigurojnë të hyra.

Kartoni i Denzel Dumfries mund t’ua sigurojë atyre mes 30-40 milionë euro.