Duke u përqafuar e përkëdhelur, Sara dhe Bardhi shfaqen gjithnjë e më të afërt me njëri-tjetrin në BBVA

Reperi i njohur shqiptar, Bardhi, dhe modelja Sara Gjordeni, duket se gjithnjë e më shumë po afrohen me njëri-tjetrin.

Dyshja, ndonëse ende nuk e kanë bërë hapin e madh për të qenë çift, ndjehen mirë teksa qëndrojnë shumicën e kohës bashkë.

Së fundmi, Sara dhe Bardhi kanë qëndruar në dhomën e ndenjës, ku janë përqafuar dhe ledhatuar me njëri-tjetrin në divan.

Foto: Big Brother VIP Albania/Instagram

Kjo ndodhi pak para se të niste loja në çifte, ku banorët e zgjedhur nga vëllai i madh duhej të lidheshin me najllon, dhe të endeshin bashkërisht në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Bardhi dhe Sara janë komentuar shumë nga banorët dhe publiku për afrimitetin e tyre, gjersa mbetet të shihet nëse kjo afërsi do të evoluojë me një lidhje mes dy banorëve VIP.