DUI edhe këtë radhë ngeli e pamposhtur!

Shkruan: Medai Shaholli

Nga 18 komuna ku DUI garoi në zgjedhjet lokale , ajo fitoi në tre komuna që në rundin e parë si Sarajin, Pllasnicën dhe Likovën, ku vazhdon betejën në 13 të tjera në baltozh pas dy javësh.
Sfida e radhës dhe më e vështirë për ta ngelet dyluftimi në Tetovë, Studeniçan dhe në Gostivar, ndërsa në komunat e tjera mbetet favorite.
Ashtu siç kam thënë në parashikimet e mia se nga 18 komuna ku garojnë shqiptarët e Iliridës,13/14 i fiton DUI dhe ashtu duket që veç Bërvenicës që kandidon kandidati i pavarur përballë komitëve të Mickos, integristët e Ali Ahmetit si duket në bazë të rezultateve të arritura do mund të mposhten në Gostivar dhe në Studeniçan.
Dhe ja rezultati, pas përfundimit të turit të parë DUI sërish ngeli e pamoshtur nga kjo garë, jo vetëm për faktin se integristët janë më të mirë nga opozita, por opozita nuk arriti ta bind elektoratin shqiptar me premtimet e tyre, sepse integristët janë specializuar në premtimet dhe mashtrimet e tyre duke ia mbushur mendjen shqiptarëve se ata janë më të mirët.
Dhe sot jemi këtu ku jemi, DUI nga këto zgjedhje doli më e fortë.
Balotazhi që do të mbahet pas dy jsvësh do ta konfirmojë se integristët e Ali Ahmetit ngelin të pamposhtur jo sepse ata e mbajnë fjalën por votuesi shqiptar harron shpejt dhe dorëzohet.
Opozitës shqiptare nuk i ngelet gjë tjetër veç të pranojë humbjen dhe të mbsaë përgjegjësi morale para elektoratit të saj si rregull i pashkruar i demokracisë.
Pazari dhe aleancat për rrethin e dytë tashmë kanë filluar, mbetet vetëm të konfirmohet në ditën e votimit pas dy javësh nëpër komunat ku do të garojnë me opozitën.