“Duhet të qëndronte edhe sikur të kishte vetëm një këmbë” – Salah kritikohet ashpër pas largimit nga Egjipti

Liverpool's Egyptian midfielder Mohamed Salah reacts during the English Premier League football match between Newcastle United and Liverpool at St James' Park in Newcastle-upon-Tyne, north east England on April 30, 2022. (Photo by Paul ELLIS / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or 'live' services. Online in-match use limited to 120 images. An additional 40 images may be used in extra time. No video emulation. Social media in-match use limited to 120 images. An additional 40 images may be used in extra time. No use in betting publications, games or single club/league/player publications. /

Mohamed Salah pësoi një lëndim ndaj Ganës dhe tani është rikthyer në Liverpool për të vazhduar me procesin e rehabilitimit.

Sulmuesi ende mund të rikthehet tek Egjipti gjatë Kupës së Kombeve të Afrikës, por vendimi i tij për t’u rikuperuar në Angli ka bërë që ai të marrë shumë kritika në vendlindje.

“Unë gjithmonë e kam mbështetur Salah dhe isha shumë i lumtur me prezencën e tij si kapiten i kombëtares së Egjiptit”, ka thënë ish-legjenda e Egjiptit, Ahmed Hassan.

“Unë nuk kisha probleme me ata që tha, por doli se ai po mundohej që të largohej nga kampi i Egjiptit”.

“Ai e kishte mundësinë që të sjellte dikë nga stafi mjekësor i Liverpoolit që të jetë me të gjatë kësaj gare. Përsëri, ai është kapiteni. Ai duhej të qëndronte me ekipin pa marrë parasysh çfarë, edhe sikur të kishte vetëm një këmbë”, u shpreh Hassan.

“Ai e ka thënë vet se është kombëtarja egjiptiane, jo kombëtarja e Salah, dhe kjo është e vërtetë. Ne kemi besim tek të gjithë lojtarët që janë aty dhe ata duhet të luftojnë për titullin”, përfundoi Hassan.

Klopp ka zbuluar se Salah do të rikthehej pasi Liverpooli mposhti Bournemouthin me rezultat 4-0 të dielën, një rezultat që bëri që “Të Kuqtë” të ngjiten në krye të Ligës Premier.