“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus ndihet shumë i lumtur me kalimin e ekipit në finalen e Ligës së Kampionëve dhe tani pret ta fitojnë pas humbjes në finalen e vitit 2013.

Dortmund mposhti PSG-në me rezultatin e përgjithshëm 2-0 dhe kaloi në finalen e Ligës së Kampionëve, ku do ta pres njërin mes Real Madridit dhe Bayern Munichut.

Pas ndeshjes, legjenda e Dortmundit, Reus, nuk i mbajti dot lotët teksa foli për arritjen e skuadrës së tij.

“Ne shkojmë në Wembley, të çmendur… të çmendur. Ne jemi kthyer, pas më shumë se 10 vitesh. Duhet ta bëjmë atë të ndodhë, është momenti ynë. Tani është momenti”, ka thënë Reus.

Reus është ndoshta lojtari që meriton të fitojë këtë Ligë të Kampionëve më shumë se kushdo dhe ai në fakt është një hap larg saj.

Gjatë kohës së tij në Dortmund, Reus përfundoi nënkampion në Bundesligë në shumë raste, përfshirë sezonin 2022/23, ku skuadra e tij humbi titullin në ditën e fundit, pavarësisht se kishte epërsinë. Ai humbi edhe finalen e Ligës së Kampionëve 2013.

 

Duket se shumica e tifozëve të futbollit do ta mbështesin Dortmundin në finale dhe gjermani është një nga arsyet kryesore për një mbështetje të tillë.

Le të shpresojmë që ky lojtar i jashtëzakonshëm të fitojë më në fund një titull dhe të ketë një përfundim të mrekullueshëm të karrierës së tij.