Dublantët e patriotizmit të rrejshëm!

Shkruan: Medai Shaholli

Si ka mundësi që këta trimat e pulës dhe të pilafit dhe heronjë të rrejshëm, që udhëhoqën luftën çlirimtare të jenë njëkohësisht miq të një krimineli serb si Milan Radojçiqi, duke e pritur atë pas luftës me hosanara dhe salltanete nëpër zyrat e tyre?!

Ndërsa njëri nga këta dublantët e patriotizmit të rrejshëm deklaronte se ka qëndruar larg fronteve të luftës dhe nuk mban përgjegjësi për zhvillimin e luftës, kurse tjetrit si i paaftë i mjaftonin gradat e gjeneralit, ku ushtarët dhe komandantët e tij i dezertuan, duke i dorëzuar armët te pushtuesit serbë.
Nuk ka shumë kohë qëkur ky farë gjenerali pa grada na thoshte se : ‘Radojçiqin e kam mik shtëpie’!

Një tjetër trim i orëve të para të luftës çirimtare si kryeshef i ‘spiunëve’ të stetit të ri të Kosovës, nuk arriti të arrestojë dhe ta denoncojë para drejtësisë pas luftës asnjë bahkëpunëtor të regjimit serb në Kosovë, por u vetëkënaq me rolin e dështuar të ‘kryespiunit’ të shërbimit sekret të Kosovës.

Nuk mund të jeshë njëkohësisht luftëtar dhe udhëheqës i luftës çlirimtare duke patur lidhje miqësore me armiq të dëshmuar të Kosovës!

Kësisoj, bie patriotizmi i rrejshëm i dublantëve shqiptarë që në emër të luftës përdorën dhe zhvatën e vodhën pasurinë publike dhe leverditë e saj për interesa të tyre.

Me këto ‘vepra patriotike’ të pas luftës bie dhe imazhi i komandantëve dublantë, si trima të luftë dhe të paqës.