‘Dua ta përjetoj finalen’, Einxhel flet me banorët

Por kjo kërkesë nuk u aprovua dhe vendimi mbeti i njëjtë, shkruan lajmi.net.

Ajo sërish sot e ka diskutuar të njëjtën gjë me banorët e tjerë.

Sipas saj do të ishte e padrejtë që finalen ta shikonte nga shtëpia apo studio derisa ka sakrifikuar aq shumë që të arrijë deri këtu.

Einxhel shprehu se më mirë do të ishte të shtohej një finalist se sa 15 mijë euro.

Iliri dhe Beniada janë shpallur tashmë dy finalistët e parë, ndërsa katër banorët e tjerë janë në televotim për dy finalistët e fundit.

Në televotim janë Donaldi, Einxhel, Monika dhe Arjola.