“Dua syrin me ta puth o xhan” kaq me emocione e këndoi Edona në vitin 2000

Prej se mbahet mend Edona Llalloshi u dallua për elegancën, sharmin dhe ëmbëlësinë e saj.

Ajo mbetët ndër këngëtaret më të dashura dhe më të pëlqyera të estradës, shkruan “Kosovarja”.

Ndonëse karriera e saj në fushën e muzikës është e gjatë dhe e bujshme, këngëtarja arriti ti ruaj linjat trupore duke u shfaqur përherë në formë.

Edona është dalluar gjithmonë për besnikërinë ndaj publikur si për nga muzika ashtu edhe për nga veshja.

Megjithëse është nënë e dy fëmijëve, paraqitjet e saj plotë sharm admirohen shumë.

E me postimin e fundit në Intagram, këngëtarja na ktheu në kohë, në vitin 2000 kur këndoi këngën “Dua syrin me ta puth o xhan”.

Edhe atëherë kishte të njejtën elegancë dhe stil unik, por dukej pak më ndryshe me flokë të zeza.
Kurse interpretimi i këngës ishte plotë emocione duke i dhënë gjallëri tekstit./Kosovarja/