Dua Lipës nuk i mungojnë sukseset, thyen edhe një rekord

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka arritur një tjetër rekord.

Kjo u bë e ditur nga vet ajo duke ripostuar postimin e një prej faqeve të ndjekësve të saj, ku tregonte se albumi i saj ‘Complete Edition’ ka kaluar mbi dhjetë miliardë transmetime në Spotify, shkruan lajmi.net.

Po ashtu Lipa është artistja e parë grua në histori, albumi i të cilës arrin këtë shifër rekord dhe është albumi i tretë më i dëgjuar në platformën muzikore.

Një gjë të tillë e ka mirëpritur këngëtarja, duke e përcjellë këtë lajm me ’emoji’ që transmetojnë lumturinë nëpërmjet një ‘Insta Story’ në ‘Instagram’. /Lajmi.net/