Dua Lipa ishte në humor të mirë teksa vazhdoi pushimet e saj në ishullin St. Barts të Karaibeve të enjten, ndërsa ishte jashtë për vaktin e vonuar të ditëlindjes së vëllait të saj.
Këngëtarja 26-vjeçare, e cila thuhet se është ndarë nga i dashuri Anwar Hadid, ka postuar në Instagram një fotografi të saj, në të cilën ka shfaqur figurën e saj të bujshme të trupit teksa kishte veshur një fustan të zi me detaje të prera.
Interpretuesja e hitit “New Rules”, Dua, pozoi para kamerës me barkun e saj të tonifikuar të ekspozuar nëpër boshllëqet e fustanit të saj, shkruan DailyMail.
Ajo ngriti krahun e saj në ajër në një imazh teksa mbante një çantë argjendi me tegela.
Ylli e kishte kombinuar pamjen e saj me një palë këpucë të zeza me taka.
Dua po shkonte për darkën e ditëlindjes së vëllait të saj 16-vjeçar, Gjin Lipës, dhe këtë gjë e bëri të ditur në mbishkrimin e fotografive të hedhura në Instagram.
Lipa nmë pas u shfaq atraktive në disa fotografi të tjera, ku shfaqte barkune saj të tonifikuar me një bluzë gri të hollë me një dizajn qafore, ndërsa festonte në mbrëmje gjatë një udhëtimi me varkë të mërkurën.
Udhëtimi i yllit shqiptar në Karaibe vjen pasi ajo dhe i dashuri Anwar Hadid thuhet se vendosën të bëjnë një pushim pas lidhjes së tyre për më shumë se dy vjet.
Ajo dhe Anwar, 22 vjeç, po ‘i kuptojnë gjërat tani’ dhe ‘po kalojnë kohë të ndarë’, tha një burim i brendshëm për Revistën People.