Dua Lipa sjell tjetër video nga kamera e fshehtë me konsumatorët në market, ja reagimet e tyre

Dua Lipa dhe “The Ellen Show” së fundi kanë realizuar kamerën e fshehtë me konsumatorët në një dyqan.

Këngëtarja ishte maskuar duke vendosur parukë në kokë si dhe syze, ndërsa dukej tërësisht ndryshe.

Ajo afrohej pranë qytetarëve dhe ua thoshte vargjet e këngës së saj, kurse ata nuk kishin idenë se çfarë ndodhte me të.

Kujtojmë se Dua Lipa mbrëmë (e enjte) ka performuar këngën “Don’t Start Now” në “The Ellen Show”.