Avokati Dauti vazhdon të kërkojë përdorimin e gjuhës shqipe në gjykatë

Avokati Merxhan Dauti ka dërguar sërish letër në adresë të kryetarit të Gjykatës Themelore Penale ku ka shpalosur mënyrën e sjelljes dhe të komunikimit që praktikohet nga Gjykata, ku në çdo kërkesë të avokatëve në përputhje me ligjet pozitive drejtohen te Dhoma e Avokatisë. Ai ka deklaruar se kështu u privohen dhe u merren licencat. Sipas Dautit, kjo është një përpjekje e cila përfaqëson presion për të ndaluar të bërë gjithçka që mundemi për të mbrojtur klientët në përputhje me ligjin.

Merxhan Dauti

“Ju keni fuqinë dhe për këtë arsye na ndëshkoni, filloni procedura disiplinore, por me këtë rast dëshiroj t’Ju kujtoj se shkopi ka dy skaje. Ju bëj thirrje Ju dhe të gjitha institucioneve locale dhe ndërkombëtare, për të mirën tuaj dhe për të mirën e shtetit, që sundimi i ligjit dhe respektimi i saj është një kusht që vendi ynë të anëtarësohet sa më shpejt në NATO dhe BE, kështu që Ju pranoni dorëheqjen e gjykatësit nga juria (porot) Liljana Ivanovska Koçovska, që çështja penale të vazhdojë pa ndikimin e kryetarit të gjykatës, dhe le të zhvillohet gjykimi nga trupi gjykues”.

Ai ka përsëritur edhe një herë se me moslejimin e përdorimit e gjuhës shqipe, bëhen shkelje thelbësore të ligjit për procedure penale.

Merxhan Dauti

“Prandaj, Ju duhet të bëni thirrje, opinionit, avokatëve të tjerë dhe komunitetit vendor dhe ndërkombëtar t’i përgjigjeni pyetjeve të mëposhtme: A do të rifillojë më 28.01.2020, nëse Këshilli Gjyqësore konstaton se, në përputhje me planin e përgatitur nga ana Juaj, gjykimi i TALIR 1, MONSTRA, TENDER, TOPLIK dhe të gjitha rastet e tjera kur kjo juri (porotë) është anëtare e trupit gjykues? Në seancën e fundit në janar 2020, në rastin e fatëkeqësisë së aksidentit, një nga gjyqtarët porotë, për shkak të mbarimit të mandatit, nuk është më anëtar i trupit gjykues, dhe pse nuk insistoni të vazhdoni të punoni deri në vendim meritor, a ka lidhje me Liljana Ivanovska Kocovska? A është e vërtetë që Gjykata Themelore Penale nuk ka gjyqtarë porotë, tjetër?”

Merxhan Dauti është avokat i të akuzuares në rastin TNT, Elisaveta Najdovska nga Shkupi. Për lëndën “TNT” i dyshuari i parë është ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili dyshohet se ka urdhëruar që me mjet shpërthyes të rrëzohet kompleksi “Kosmos” në pronësi të Fiat Canovskit, pasi në vitin 2011 ai e ka ndërprerë koalicionin me VMRO-DPMNE-në.