Dua Lipa “shkrihet” pranë të dashurit

Ylli kosovar me famë botërore Dua Lipa, ka mbërritur në Filipine përpara koncertit madhështor dhe është parë, duke kaluar kohë me të dashurin e saj, aktorin britanik Callum Turner, në Intramuros.

Dua dhe Turner u panë të kapur për dore gjatë ecjes, siç shihet në foton e shpërndarë nga përdoruesi i X @vhoericat të hënën, më 11 nëntor.

Këngëtarja bëri një shëtitje me një bluzë pa mëngë dhe pantallona të zeza, ndërsa Turner ishte me një veshje krejt të zezë.