Dua Lipa shkëlqeu në të kuqe në koncertin e fundvitit ‘Jingle Ball’

Dua Lipa ka performuar së fundmi gjatë koncertit ‘Jingle Ball’ të KIIS FM, i cili u mbajt në Kia Form në Inglewood, Kaliforni të premten mbrëma.

Ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop, dominoi skenën e veshur me një triko të kuqe me një sup me detaje të zeza.

Ajo mori vëmendjen me një prerje te pjesa e gjoksit, e cila vinte në pah dekoltenë e saj të hapur, shkruan DailyMail.

Interpretuesja e hitit “New Rules” dukej në formë si kurrë më parë, shpesh duke ngritur fundin e fustanit për të treguar këmbët e saj të tonifikuara.

Fituesja e çmimeve “Grammy” tërhoqi vëmendjen teksa interpretoi hitet e saj më të mëdha për një turmë të madhe fansash.

Asaj iu bashkua një trupë kërcimtaresh femra të veshura të gjitha me bluza të zeza elastike dhe pantallona të nxehta.