ShowBiz Albana Bilalli sjell “Too Strong”

Albana Bilalli sjell “Too Strong”

Këngëtarja Albana Bilalli ka pak ditë që ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor me titull “Too Strong”.

Kënga në fjalë është e zhanrit jazz dhe blues dhe për fansat e kësaj rryme në gjuhën angleze.

“Too Strong” është realizuar me muzikë dhe tekst nga vet Albana, gjersa orkestrimi është realizuar në bashkëpunim me Hayden Chisholm.

Kënga është vizualizuar edhe me një klip të thjeshtë, në të cilin artistja Bilalli vjen nën ngjyrat e errëta duke interpretuar këngën e saj.

Ana vizuale i është besuar regjisorit Mirko Polo.