Dua Lipa shijon pushimet bashkë me familje në Meksikë

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Dua Lipa, vendosi që vitin 2021 ta fillojë me pushime, shkruan lajmi.net.

Ajo bashkë me të dashurin e saj, Anwar Hadid, familjen dhe disa miq, kanë udhëtuar për në Tulum të Meksikës.

Ata po shijojnë në maksimum pushimet në Meksikë, ndërsa kanë publikuar fotografi të shumta nga atje.

Së fundi, babai i këngëtares, Dukagjin Lipa, ka ndarë me ndjekësit disa fotografi në Instagram, ku shfaqet pranë gruas Anesës dhe fëmijëve, Dua, Rina dhe Gjini.

“Gati për vitin 2021”, shkroi Lipa sipër fotografive, ku e gjithë familja duken të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Ndryshe, Dua e përmbylli një vit shumë të suksesshëm në karrierë me albumin “Future Nostalgia”.