Dua Lipa renditet në “Top 10” me tri këngë të albumit të ri

Dua Lipa më 27 mars publikoi albumin e ri “Future Nostalgia”, për të cilin ka punuar një kohë të gjatë.

Këngëtarja fillimisht kishte planifikuar që albumin ta nxjerrë më 3 prill, por ndryshoi datën për shkak të pandemisë.

Disa këngë të këtij albumi u publikuan para se të dalë “Future Nostalgji” i plotë në treg, e këto projekte rezultuan shumë të suksesshme.

Dua tashmë është renditur në “Top 10” të Anglisë me tri këngët e albumit të ri, sukses ky shumë i madh për të.

“Physical” ka zënë vendin e tretë, “Don’t Start Now”, të katërtin, ndërsa në vendin e gjashtë është renditur “Don’t Break My Heart”.

Për ndryshe, Dua Lipa këto ditë po qëndron e vetizoluar në Londër bashkë me të dashurin e saj, Anwar Hadid.