Akt human: Zijau ka blerë një kamion me miell, para çdo shtëpie ka lënë nga një thes!

Banorët lokalë në qytezën Borovnica të Bosnjes nuk u kanë besuar syve të tyre nga gjesti human i Zijad Deliqit. Ai ka blerë një kamion me miell dhe e ka shpërnda duke lënë nga një thes para derës së secilit prej bashkëvendasve, transmeton Gazeta Lajm. Borovnica është vendbanimi i parë në komunën Zavidoviqi ku janë shënuar raste të Koronavirusit, por këtë gjendje e ka zbutur deri diku Zijadi me gjestin e tij hunanitar. Ai vite të tëra ka qenë në mergim në Luksemburg, kurse pas pensionimit është kthyer në vendlindje.