Dua Lipa publikon pamje nga shtrati me Anwar

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Dua Lipa u ka dhënë fansave mundësinë për t`i kërkuar fotografi të cilat duan t`i shohin ata, shkruan lajmi.net.

Ajo këtë e bëri përmes Instastory ku tha se do të publikonte imazhet të cilat ndjekësit duan t`i shohin.

Njëra ndër kërkesat ishte një foto me Anwar teksa këngëtarja nuk ngurroi dhe publikoi një imazh mjaft të ëmbël ku shihej çifti në shtrat.