Almeda publikon mesazhet kur i zbuloi gjininë e foshnjës së dytë Tolgahanit

Almeda Abazi para pak kohësh ka zbuluar se fëmija i dytë që po pret është vajzë.

Së fundmi fansat e kanë pyetur Almedën të tregojë se si e ka mësuar bashkëshorti i saj gjininë  e fëmijës.

Ajo ka publikuar një pjesë nga biseda që ata kanë bërë bashkë në WhatsApp dhe nga fjalët që ka shkruar Tolgahan duket se është emocionuar shumë.

“E dija. Të thashë të kujtohet? Po më shkëlqejnë sytë”, i ka shkruar Tolgahan në mesazhe.

Dyshja e njohur e zbuluan gjininë e fëmijës për publikun me një video shumë të ëmbël, në të cilën shihet se nga një kuti nxjerrin një bluzë të kuqe.